“Ditët po ikin…”, pas bashkjetesës, Ilnisa Agolli i kërkon Meriton Mjekiqit një bebe

2 months ago 25

Çifti i njohur Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, janë më të komentuarit për momentin në median rozë dhe jo vetëm.

Dyshja e cila u bë bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big-Brother Vip janë shumë aktiv në rrjetet sociale. Gjatë kësaj vere ata kanë ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre të para si çift.

Mirëpo duket se lidhja e tyre e dashurisë po ecën me hapa të shpejtë. Vetë gazetarja Ilnisa në një postim që ka bërë në ‘InstaStory’ duket se është gati për tu bërë nënë për të dytën herë.

Në foton e publikuar shihet një biberon dhe në anën tjetër Meritoni të cilit i Ilnisa i drejtohet duke i thënë: “Koha po ecën dhe ditët po ikin,” duke na lënë të kuptojmë se ajo po i kërkon partnerit të saj që fryt të dashurisë së tyre të bëhet një bebe.

Pak javë më parë nga një intervistë që Ilnisa dha për “She’s On Top” u aludua dhe gazetarja dhe moderatori janë në pritje të ëmbël por mesa duket ishte thjeshtë një hamendësim.

Gjatë emisionit  moderatorja e pyeti Agollin nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun.

Argjira: “Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”

Ilnisa: “Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”.

“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.

Ndër të tjera Ilnisa tha se tashmë çiftin kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Kujtojmë që Ilnisa ka një vajzë të cilën gazetarja e ka sjellë në jetë nga një martesë që nuk ka zgjatur më shumë se një vit.

Po ashtu edhe Meritoni ka një djalë, Loarin, i cili ka ardhur në jetë kur moderatori ka pasur një romancë dashurie me vajzën e njohur me emrin Egesta.

Read Entire Article