Do i kalojë pritshmëritë? Një serial i ri në Netflix po krahasohet me “Squid Game”

4 months ago 21
Reklamë

Seriali koreano-jugor ” Squid Game ” konsiderohet si një nga serialet më të suksesshëm të Netflix , duke vendosur një numër rekord shikimesh.

Në “The Squid Game” siç titullohet seriali, 456 garues të dëshpëruar përballen në një lojë misterioze dhe fatale të mbijetesës që përfshin raunde të shumta lojërash për fëmijë për të fituar një çmim monetar prej 45.6 miliardë dollarësh dhe për të dalë nga mjerimi i tyre.

Derisa seriali të rikthehet me ciklin e dytë, një ditë më parë hyri në platformë një tjetër serial koreano-jugor, premisa e të cilit të kujton shumë lojën e famshme Squid Game.

Bëhet fjalë për “The 8 Show” , ku tetë persona të mbyllur në një ndërtesë misterioze tetëkatëshe marrin pjesë në një lojë televizive joshëse, por të rrezikshme, në të cilën fiton para me kalimin e kohës.

Abonentët e Netflix komentuan në rrjetet sociale se seriali i ri u kujtoi shumë shfaqjen hit, por shumë menduan se nuk do të arrinte të njëjtin sukses. Edhe pse historia ecën ngadalë në episodet e para, ajo tashmë ka fituar shumë fansa dhe ka marrë vlerësime pozitive./vizionplus.tv

Shikoni trailerin:

Read Entire Article