Drejtori i CIA-s në Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar marrëveshjen e armëpushimit

3 months ago 16
Reklamë

Drejtori i CIA-s dhe një këshilltar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë pritet sot në Lindjen e Mesme që të përpiqen të marrin mbështetje për propozimin e fundit për të shpallur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, ku bombardimet vazhdojnë për ditën e 243-të.

Një burim në Katar, i cili së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në ndërmjetëson negociatat indirekte midis qeverisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze, tha se kreu i agjencisë amerikane të inteligjencës William Burns pritej në Doha të “vazhdonte të punonte me ndërmjetësit” me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje.

Në të njëjtën kohë, sipas një raportimi të faqes amerikane të lajmeve “Axios”, këshilltari special i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, pritet në Kajro, pak ditë pasi Joe Biden prezantoi propozimin e ri.

Udhërrëfyesi i paraqitur nga Presidenti Biden të premten – dhe sipas tij, është një propozim izraelit – parashikon një armëpushim të plotë, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e banuara të Rripit të Gazës për gjashtë javë, lirimin e disa pengjeve, veçanërisht. gratë dhe të sëmurët dhe lirimi i palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. /vizionplus.tv

Read Entire Article