“Dua të jem si Kim Kardashian”, modelja merr lajmin e rëndë nga mjekët: Jam e paaftë të…

2 months ago 41

Një modele ka treguar se ëndrrat e saj për t’u bërë nënë janë shkatërruar për shkak të shumë injeksioneve “filler.”

E reja Jennifer Pamplona, ​​31 vjeç, njihet për stilin e jetës së saj të varur nga operacionet, duke shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë, për t’u dukur si idhulli i saj Kim Kardashian.

Tani ajo ka marrë lajmin e trishte se ka pak shanse për të mbetur shtatzënë për shkak të komplikimeve nga mbushjet e vitheve.

“Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem nënë”, tha Jennifer, e cila ka mbi një milion ndjekës në Instagram.

“Që në moshë të re, e imagjinoja momentin që do të kisha fëmijët e mi dhe do të krijoja një familje. Tani e shoh që po shkatërrohem nga diçka që mendoja se ishte një zgjidhje për të përmirësuar pamjen time. Vuajtja është e madhe dhe dhimbja e të paaftës për të krijuar jetë është diçka që nuk e imagjinoja kurrë të përballesha”, u shpreh modelja.

Jennifer filloi t’i nënshtrohej operacioneve plastike në moshën 17-vjeçare dhe që atëherë ka bërë më shumë se 30 procedura në të gjithë trupin dhe fytyrën e saj. Ajo vendosi të ndalojë vetëm pasi u diagnostikua me dismorfi trupore në vitin 2022.

/a.r

Read Entire Article