Dy vite nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, postimi i veçantë i Katte Middleton

1 week ago 24
Reklamë

Kjo e dielë shënon dy vite që nga vdekja e Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Monarkja më jetëgjatë në UK e cila ka hyrë në histori mbylli sytë më 8 shtator të vitit 2022, për shkak të moshës së thyer.

2 vite nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, postimi i

Pas përhapjes së lajmit në mënyrë të furishme e gjithë bota nisi vajtimin për figurën e gruas së fortë që nuk ka munguar në takime të rëndësishme botërore dhe ture të vazhdueshme në shumë vende. Gjatë mandatit, Mbretëresha Elizabeth II ishte dëshmitare e kalimit të Perandorisë britanike në Komonuelth, e fundit të Luftës së Ftohtë dhe e hyrjes e pastaj daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Për shumë britanikë, Mbretëresha Elizabeth përfaqësoi stabilitet në pjesën më të madhe të shekullit 20. Përveçse për qasjen unifikuese, asaj iu dha merita për modernizimin e monarkisë dhe menaxhimin e disa skandaleve në familje.

2 vite nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, postimi i

Pas 70-vitesh në fron, djali i saj Mbreti Charles III mori nën drejtim pallatin mbretëror, si pasardhësi i familjes. Anëtarët e familjes mbretërore janë mbledhur për të mbajtur homazhe në përvjetorin e dytë të vdekjes, por sipas raportimeve nuk do të ketë organizime publike.

Charles dhe Camilla pritet të shoqërohen nga anëtarë të tjerë të familjes në përvjetorin e vdekjes së Elizabeth.

Mbretëreshës do t’i kushtohet edhe një memorial i cili do të bëhet i dukshëm për publikun më 2026-n.

Read Entire Article