E rëndë në Itali! 48-vjeçari tenton të djegë ish partnerin dhe babain e saj

7 months ago 26

Një 48-vjeçar është arrestuar në Crispiano të Italisë, pasi ka tentuar t’i vërë flakën ish-partneres së tij dhe babait të saj.

Sipas mediave të huaja, ishte gruaja që telefonoi 112 duke thënë se ish-i i saj i kishte shkuar në shtëpi dhe po kërcënonte se do t’i vinte flakën.

Kur mbërriti policia, gruas dhe babait të saj iu hodh bidoni me benzinë. Ish-i mbante një çakmak.

48-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article