E rëndë/ Po kryente punime në banesë, 27-vjeçarit i bie muri mbi trup dhe plagoset, niset drejt Traumës

2 months ago 44
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia një 27-vjeçar është plagosur gjatë kryerjes së punimeve në një banesë.

Teksa policia në një komunikatë thotë se ka qenë një rrëzim aksidental, teksa aktualisht është duke marrë mjekim.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim, në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Read Entire Article