E trishtë! Grabitësit i vjedhin shtëpinë, gruaja apel hajdutëve: Më ktheni hirin e djalit tim

1 month ago 4
Reklamë

Banesa e Ave Cardinali në Pesaro, u plaçkit mesditën e djeshme, me hajdutët që nuk kursyen as vazon që mbarte hirin e djalit të saj të ndjerë, Patrizio-s.

Urna që mbartte hirin e 52-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë degjenerative, u grabit dhe nëna ka një thirrje për ata që mësynë në banesën e saj.

“I bëj thirrje zemrave të mira të hajdutëve: ju lutem më ktheni hirin e djalit tim. Çfarë do të bëni me të? Kam jetuar për djalin tim, pluhuri i tij është ajo që ka mbetur prej tij”, shprehet ajo në apelin e bërë publik në mediat italiane.

“Vëllai im thirri policinë që kontrolloi derën e thyer, shumë sirtarë të hapur dhe gjëra të mbetura brenda. Ndoshta kërkonin gjëra me vlerë por nuk i gjetën sepse unë nuk i mbaj në shtëpi. Me siguri gabuan duke marre vazon me hirin e djalit tim. Meqë ishte një objekt i bukur ata menduan se ishte me vlerë”, shpjegon më tej e moshuara.

Read Entire Article