“E zbuluam vetëm para pak ditësh”, kryebashkiaku i Lezhës reagon për mashtrimin për të marrë para: Persona të panjohur përfituan nga një biznesmen

1 month ago 24
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar, pas raportimeve se tre persona i kanë marrë para një biznesmeni në Lezhë, duke u hequr si kreu i Bashkisë.

Pjerin Ndreu thotë se persona që ai nuk i njeh kanë përdorur emrin e tij për të bërë presion ndaj një biznesmeni. Ndreu thotë se disa nga këta mashtrues janë kapur, ndërsa pret hetime të mëtejshme, që të arrestohen të gjithë të dyshuarit.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!

Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici”, thuhet në reagimin e Ndreut.

Read Entire Article