Ec, o budall…

2 months ago 25
Reklamë

Nga Josif Papagjoni

Po ecja bulevardit ketej nga lagja ku banon im bir ne Paris dhe ashtu ne boten time, perballe me doli nje skuader policie, qe edhe ata po ecnin qete-qete ne aty prane Porte de Chatillon.

Ndalova. Dy policë mbanin nga krahet nje te arrestuar, me pranga ne duar. Ishte nje fytyre me shume arabe, si aziatike, i shendetshem, veshur me tuta.

Duhet ta kishin arrestuar diku aty afer, besoj brenda ne shtepine e tij. Me siguri ndonje nga keta terroristet, qe mbijne si bar i keq situatave te mbarsura me rreziqe dhe lufte do te jete, mendova…

E pra, i ndaluar instinktivisht para kesaj toge te policise, njera nga dy pilicet femra ma beri me dore dhe me tha “pase mesje”. Ndaluan dhe dy policet e tjere me te arrestuarin me pranga. Qene 5 gjithsej, 3 meshkuj e dy femra.

Si kalova paksa, ata e futen ne makine te arrestuarin me qetesine me te madhe, pa gjeste e zhurma, dhe te gjashte, 5 policët dhe i arrestuari, u larguan ne çast me makine.

…Aty per aty doja te beja nje perqasje me vendin tim. Nese do te ndodhesha diku ne nje arrestim ne Tirane, as qe mund te mendohej se dikush nga policet, si burre i vjeter qe isha, do te me thoshte “kaloni zoteri”.

Perkundrazi, me siguri do me shikonin me sy te vengert, ndoshta ndonjeri edhe mund te me kishte shtyre: “Hap rrugen xhaje, ec or gjysh, ec budall, ec!…”

Me siguri, po ashtu, perreth do te kishte mepatjeter zhurme, sirena policie, turfullima, jo si ky arrestimi alla fracez qe pashe mu ne mes te bulevardit, pa çak e pa bam, pa spektakel e pa kamera, pa britma e fytyra egershane.

Jo se policia eshte organ perkedheles a bamires, por si organ i rendit, jo i dhunes, mbase duhet ta shikoje sjelljen e saj edhe nen kete shembelltyre qe une vete e pash me syte e mi…

Read Entire Article