Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Pogradecit.
Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, bën me dije se dyshohet se Deist Meko ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim të Alted Jolldashit 35-vjeç, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit dhe po punon për kapjen e autorit.
Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kontrollin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se ai ka dy plumba në shpatull.
Gazetari Tonin Frroku bën me dije se pak muaj me parë Jolldashi u dhunua dhe përfundoi në spital, por nuk tregoi asnjë person që mund të dyshonte. Pritet të zbardhet edhe motivi i plagosjes. Autori i shpallur në kërkim. Mësohet se edhe autori është me precedentë penalë, për plagosje.
Njoftimi:
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.