EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Shkodër – Malësi e Madhe

1 week ago 17

Një aksident është regjistruar rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.

Autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article