Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras.
Mediat helene shkruajnë se këngëtari po përballej kohët e fundit me probleme të rënda shëndetësore.
Ditët e fundit Karras ishte shtruar në reanimacion pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Ai dha frymën e fundit në orën 17.00 të së dielës pasdite (me orën lokale greke.
Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik.
Që prej asaj kohe ai nuk ka rreshtur së kënduari, duke përformuar në shumë lokale.
Vassilis Karras kishte bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues, si Dimitris Rakitzis, Phoivos, Giorgos Theofanous, Alekos Chrysovergis dhe Spyros Giatras, Evi Droutsa, Panos Falaras, Christos Dantes, Kyriakos Papadopoulos dhe Ilias Nikolis Filippou, Michalis Hatzigiopoulos dhe shumë të tjerë.
Ai ka bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao. Me shumicën prej tyre ka punuar në programe live.
Ai ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe ka shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë.