EMRI/ Kush është polici që u vra në fshatin Baltëz të Fierit

5 months ago 20

Novruz Cenalia është polici që mbeti i vrarë pas një konlfikti me armë zjarri në qytetin e Fierit. Mësohet se efektivi ishte 28 vjeç.

Policia bën me dije se ai ishte jashtë shërbimit, por në momentin e ngjarjes ishte i veshur me uniformë, pasi po bëhej gati të merrte detyrën.

Lexo edhe :

Related Posts

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë sherri për një vend parkimi. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article