Është aktivizuar një vatër zjarri në afërsi të bjeshkës se Shishtavecit, afër Gurit të Mëngjesit. Vatra është aktivizuar në kodrat pa dalë në bjeshkë, në zonën Çuka, siç e quajnë banorët.
Banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës bënë të mundur shuarjen e flakëve të shtunën në mbrëmje, por vatra është aktivizuar sërish këtë pasdite pas një ere të fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po neutralizojnë vatrën e zjarrit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar nëse zjarri është i qëllimshëm apo nga temperaturat e larta.