Erdogan dhe Zelensky do të takohen sot në Stamboll për bisedime

6 months ago 18
Reklamë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy do të bëjë një vizitë zyrtare në Turqi të premten për të takuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimit të Turqisë. Takimi pritet të zhvillohet në Stamboll.

“Vizita do të përfshijë një diskutim të detajuar të rrjedhës së luftës Ukrainë-Rusi, situatën e fundit të kontakteve në lidhje me vazhdimin e Marrëveshjes së Korridorit të Grurit dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në deklaratë. Bisedimet do të trajtojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftimeve, të cilat filluan në shkurt 2022, përmes negociatave.

Përpjekjet turke për paqe kanë qenë të frytshme, si marrëveshja historike e grurit në korrik 2022 dhe shkëmbimi i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Moska nuk e zgjati marrëveshjen pas korrikut 2023 duke përmendur kufizime në eksportet ruse të grurit./vizionplus.tv

Read Entire Article