Euro 2024 | Spanjë-Angli 0-0, pjesa e parë mbyllet pa gola

2 months ago 26
Reklamë

Mbyllet pjesa e parë! 46’- Pranë golit Anglia. Foden i harruar në zonë, gjuan te me të majtën, por pret Unai Simon. 44’- Ndërhyrje vendimtare e Rodri-t, pas një gjuajtje të Kane që po i drejtohej portës. 45′– Akordohen 2 minuta shtesë! 43’– Mundësi shumë e mirë për Spanjën, me Moratën që futet në zonë, por në […]

Euro 2024 | Spanjë-Angli 0-0, pjesa e parë mbyllet pa gola

Mbyllet pjesa e parë!

Mbyllet pjesa e parë!

46’- Pranë golit Anglia. Foden i harruar në zonë, gjuan te me të majtën, por pret Unai Simon.

44’- Ndërhyrje vendimtare e Rodri-t, pas një gjuajtje të Kane që po i drejtohej portës.

45′– Akordohen 2 minuta shtesë!

43’– Mundësi shumë e mirë për Spanjën, me Moratën që futet në zonë, por në moment të fundit e bllokon Guehi dhe Stones largon rrezikun.

21:34, 14 Korrik 2024

Princi William, trashëgimtari i fronit të Anglisë, i pranishëm në tribuna, së bashku me të gjithë familjen e tij. Takim me me Felipe VI, Mbreti i Spanjës.

21:25, 14 Korrik 2024

35’- Rice ndal Laporte në zonë me duar. Mbrojtësi spanjoll kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.

30’- Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Dani Olmo, për ndërhyrje te gabuar ndaj Rice.

25’– Kartoni i parë i verdhë. Harry Kane, ndëshkohet për protesta.

23’- Gabim i Foden në kthimin topit, rrëmben në afërsi të zonës dhe e pason te Yamal. Gjuajtja e sulmuesit spanjoll, ndalet nga Guehi.

“Çmenduria” e ish-kapitenit të Liverpool, 8 orë rrugë me furgon për të parë finalen

“Çmenduria” e ish-kapitenit të Liverpool, 8 orë rrugë me furgon për të parë finalen

Jo vetëm tifozët, por edhe futbollistët janë gati të bëjnë çmenduri për të parë finalen.

Ja ku keni Jordan Henderson! Dikur vetë futbollist i “Tre Luanëve”, por pasi nuk u ftua këtë europian mori një furgon me qira për të arritur në Berlin.

Iu deshën tetë orë rrugë nga Amsterdami për të shkuar që të brohorasë shokët e tij tek Anglia… Lexo më shumë

15’- Reagon Anglia. Walker provon me një top në zonë nga e djathta, Laporte në momentin e fundit largon dhe e dërgon topin në goditje këndi.

13’- Tjetër rrezik i Spanjës. Rodri dërgon një top në zonë me kokë, provon Le Normand me roveshatë, por topi shkon jashtë.

12’- Shkëndijat e para. Williams shpërthen në të majtë dhe futet bukur në zonë, Stones me një ndërhyje vendimtare i mohon golin spanjollëve. Mundësia e parë e rrezikshme në këtë finale.

11’- Krosim i bukur i Luke Shaw nga e majta, Guehi shkakton faull në zonë dhe humb një aksion të mirë të anglezëve.

8’- Kombinime të bukura të spanjollëve nga krahu i majtë mes Williams dhe Dani Olmo, bllokon në momentin e fundit Walker dhe Rice largon rrezikun.

5’- Siç edhe pritej, Spanja qarkullon topin dhe hidhet në sulm. Një krosim i Williams nga e majta, devijohet nga Stones dhe shkon në goditjen e parë nga këndi.

0′- Pritjes i vjen fundi! Starton finalja e Europianit. Spanja dhe Anglia duan trofeun.

20:57, 14 Korrik 2024

“Çmenduri” dhe atmosferë e flaktë në Berlin

Para ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së Euro 2024. Spikati performanca e OneRepublic për këngën zyrtare të turneut, “Fire”. Nuk munguan as fishekzjarret duke përcjellë një atmosferë të flaktë në Berlin.

Stadiumi është pothuajse i mbushur me tifozë anglezë që janë në mazhorancë mbrëmjen e sotme. Ata kanë kryer edhe sakrifica të jashtëzakonshme. Një tifoze pohoi për Tv Klan se ka paguar 4500 euro për një biletë për të parë finalen.

Por të parë se çfarë ndodhi gjatë gjithë ditës së sotme në Berlin, atmosferën dhe detaje të ndryshme mund t’i shikoni duke klikuar KËTU!

Euro 2024 | Spanjë-Angli 0-0, pjesa e parë mbyllet pa gola (Ndeshja minutë pas minute)

Euro 2024 | Spanjë-Angli 0-0, pjesa e parë mbyllet pa gola (Ndeshja minutë pas minute)

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico Williams; Morata.

ANGLIA: Pickford; Shaw, Guehi, Stones, Walker; Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham; Kane.

What's Your Reaction?

like 0

Pëlqej

dislike 0

Nuk Pëlqej

love 0

Love

funny 0

Funny

angry 0

Angry

sad 0

Sad

wow 0

Wow

albanianlive

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.

Read Entire Article