Eventet në “Paris 2024”, befasi në garat e notit, Murray ëndërron medalje olimpike

1 month ago 37
Reklamë

Lion Marsho mbajti peshë mbi shpatullat e tij pritshmëritë e të gjithë francezëve dhe fitoi medaljen e artë në garën e 400 metrave në not. Triumfi i djaloshit vendas shpërbleu mbështetjen e tifozëve, që kishin mbushur impiantin me flamujt trengjyrësh.

Magjia e atmosferës së krijuar nuk i shërbeu britanikut AdamPeaty, që në misionin historik për të fituar medaljen e tretë të artë në stilin bretkosë u befasua nga italiani Nicolo Martinenghi.

Surprizat nuk munguan as në garën e 100 metrave për femra në stilin flutur, ku amerikania Torri Huske mposhti për disa të dhjetat shoqen e skuadrës dhe rekordmene Gretchen Walsh.

Dy herë fituesi i medaljes olimpike Andy Murray vijon ëndrrën drejt një tjetër triumfi, sepse përkrah Dan Evans triumfoi në sfidat dyshe të tenisit kundër Kei Nishikori dhe Taro Daniel. 37-vjeçari Murray ka shansin që ta mbyllë karrierën me një tjetër podium në Olimpiadë.

Në futboll, kampionet në fuqi të Kanadasë siguruan fitore 2-1 vetëm në minutat e fundit përballë Francës vendase. Një sukses që i dha frymëmarrje ekipit që në vitin 2021 fitoi medaljen e artë, pas skandalit të spiunimit të stërvitjeve me dron, që o shoqërua me pezullimin 1-vjeçar të trajnerit Priestman dhe zbritjen e 6 pikëve në turneun olimpik të futbollit të femrave.

Ndërkohë, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara triumfuan dhe siguruan kualifikimin në çerekfinale.

Read Entire Article