Facebook dhe Instagram shkaktuan panik tek përdoruesit pasi ranë papritur, reagon META përmes “X”

6 months ago 18
Reklamë

Rënia e menjëhershme e Facebook dhe Instagram shkaktoi panik te qindra-mijëra përdorues, të cilët nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte.

Mbi 500 mijë përdorues njoftuar se kishin problem në akses në dy platformat e META-s. Përdoruesit mbetën të shtangur në një moment, pasi ndërsa ishin duke naviguar në platformat, dolën papritur prej tyre dhe nuk kishin më mundësi aksesimi.

Por për të qetësuar përdoruesit reagoi edhe zëdhënë si i META-s Andy Stone përmes “X”

“Ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë probleme me aksesin në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani”, tha zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në “X”.

Read Entire Article