Programi Botëror i Ushqimit ka deklaruar se përpjekjet dy javore për të çuar ndihmë ushqimore në Gaza u bllokuan nga forcat mbrojtëse të Izraelit.
Drejt Gazës ishin nisur 14 kamionë, të cilat në një pikë kontrolli nuk janë lejuar të kalojnë dhe më vonë i morën persona të tjerë.
Kjo lëvizje vjen një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore.
Në një deklaratë, Programi Botëror i Ushqimit tha se përpjekjet për të shpërndarë furnizimet me ushqimet bazike filloi të martën, por sipas tyre ishin pa sukses.
Agjencia thotë se kolona u kthye nga forcat mbrojtëse të Izraelit pas një pritjeje tre orëshe në pikën e kontrollit të Ëadi Gazës.
Kamionët më pas u ridrejtuan dhe më vonë u ndaluan nga një turmë e madhe njerëzish që plaçkitën ushqimin, duke marrë rreth 200 tonë nga kamionët, sipas Programit Botëror të Ushqimit.
OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Gaza është pothuajse e pashmangshme. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe OBSH e cila thotë se fëmijët po vdesin nga uria në veri të Rripit.
Mungesa e ushqimit rezultoi në vdekjen e fëmijëve, ndërsa spitalet janë shkatërruar, tha të hënën shefi i agjencisë.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi të dielën se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Adwan./vizionplus.tv