Florian Agalliu ndan foton e veçantë pak para se t’i bashkohej fermës

3 months ago 37
Reklamë

Aktori i njohur, Florian Agalliu në rrjetet e tij sociale ka postuar një foto me një pjesë të ish-fermerëve, pikërisht me ata të grupit të kuq.

Ai thotë se kjo ishte fotoja e fundit e bërë nga ish-fermeri, para se t’i bashkohej izolimit të fermës. Aktori shkruan se gjëra të bukura e presin në vazhdim, por nuk ka ndarë më shumë detaje nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt televiziv.

“Kjo ishte foto e fundit para se t’i dorëzonim telefonat në datën 22 Mars. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për çdo votë dhe për çdo koment. Jeni fantastik! Gjëra të tjera të bukura na presin!”, shkruan Flori.

Në postimin e Florit, nuk kanë munguar as komentet e ish-fermerëve apo dhe ndjekësve të tij që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të “Ferma VIP”. /vizionplus.tv

Read Entire Article