Fluks i lartë pasagjerësh, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

2 months ago 55

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik.

“Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA.

Mes të tjerash, TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e tyre, pasi kjo gjë do t’iu kursejë kohë, në të kundërt do të presin hapjen e check-in për ta marrë atë.

Për pasagjerët me bagazhe, TIA këshillon pasagjerët të informohen te sporteli i check-in, i cili zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Njëkohësisht TIA u kërkon pasagjerëve të qëndrojnë të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj.

Read Entire Article