FOTO / Kush është 20-vjeçari që tentoi të vriste Donald Trump, u ekzekutua nga agjentët specialë pas të shtënave

2 months ago 21
Reklamë

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si sulmuesin e dyshuar të ish-presidentit Donald Trump.

Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.

FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur.

Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.

Trump u largua nga podiumi nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna armësh. Ai u pa i gjakosur në vesh dhe fytyrë, por sipas raportimeve është në gjendje të mirë.

Një person nga publiku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga Shërbimi Sekret.

/a.r

Read Entire Article