FOTO/Kush janë dy vëllezërit që u plagosën sot në Gramsh pasi makina iu hodh në erë me tritol

2 months ago 44
Reklamë

Janë publikuar fotot e dy vëllezërve nga Gramshi Algert dhe Erald Mine, të cilët mbetën të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer.

Ata janë transportuar drejt Traumës, njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë.
Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi.

Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri. Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë./TCH

Read Entire Article