Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë tashmë në vitin e tretë, teksa Kievi është në pritje të ndihmës ushtarake nga aleatët, për të përballuar sulmet e Moskës.
Fshatrat përgjatë kufirit rus janë ato që janë vuajnë pasojat më të rënda, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.
Edhe pse Vladimir Putin mund të duket i papërshkueshëm nga pengesat e vogla ushtarake, komentet e tij javën e kaluar pas shpalljes së fitores së tij në zgjedhje sugjerojnë një synim të mundshëm të mëtejshëm për të detyruar zonat kufitare të Ukrainës të nënshtrohen.
Kontrolli i zonave kufitare brenda Ukrainës do ta vendoste territorin rus jashtë rrezes së artilerisësë Kievit.