FOTO / Nga Arbana Osmani, tek Jori Delli e Bora Zemani! Ku po pushojnë VIP-at në këto ditë të nxehta

2 months ago 21
Reklamë

Ditët e nxehta të verës kanë ardhur dhe VIP-at tanë po dinë t’i shijojnë ato si askush tjetër. Nëse i ndiqni në rrjetet sociale, padyshim keni parë destinacionet e tyre fantastike. Këtë javë, shumë prej tyre janë parë në vendet më luksoze të Europës, duke ndarë me ne momente të mrekullueshme të pushimeve të tyre. Pas një sezoni të ngarkuar, vajzat tona të ekranit meritojnë pak relaks.

Arbana Osmani, e njohur për dashurinë e saj për Italinë, ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Kapri. Moderatorja ka ndarë foto dhe video nga resortet e njohura ku ka qëndruar, bashkë me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, duke na sjellë një pjesë të jugut të Italisë në ekranet tona.

Alketa Vejsiu ka preferuar ta nisë verën nga jugu i Shqipërisë, por këtë herë nuk ka lënë pa përfshirë edhe Kanën në planet e saj. Prezantuesja ka publikuar foto dhe video nga pushimet e saj luksoze me familjen, duke ndarë pamje të mrekullueshme të vendit të njohur francez.

Xhemi Shehu nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por kur bëhet fjalë për disa ditë në Mykonos, ajo nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë disa momente. Moderatorja ka postuar foto nga jeta e natës së ishullit, por si zakonisht, ka shmangur pozat me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj.

Bora Zemani, pas një sezoni të suksesshëm televiziv dhe lançimit të filmit të saj të parë, ka vendosur të kalojë një verë të gjatë dhe plot pushime. Ajo dhe Donaldi kanë nisur ditët e tyre të relaksit dhe kanë ndarë disa momente me ndjekësit në rrjetet sociale, duke përfshirë një hedhje të dështuar në pishinë që nuk mund të lihej pa postuar.

Jori Delli ka vendosur të kalojë disa ditë të nxehta vere në Shqipëri, së bashku me mikeshën e saj Dea Mishel. Dy vajzat janë parë në jug të vendit, duke ndarë poza provokuese dhe duke treguar se këto janë vetëm fillimi i pushimeve të Jorit, pasi së shpejti do ta shohim me partnerin e saj, këngëtarin italian Fred de Palma.

Orinda Huta, pas një sezoni të ngarkuar televiziv dhe nisjes së podcastit të saj, ka vendosur të kalojë disa ditë relaksimi në Mykonos. Ajo ka publikuar foto në jaht me bikini, duke treguar se vazhdon të jetë një nga femrat më elegante të ekranit shqiptar.

Shfletoni gallerinë për të parë fotot e publikuara nga vajzat…

Read Entire Article