FOTO/ Tri javë pasi konfirmuan ndarjen, çifti i njohur shihen sërish bashkë

5 months ago 36
Reklamë

Romeo Beckham dhe Mia Regan duket se kanë rindezur marrëdhënien e tyre pasi u panë së bashku vetëm disa javë pasi njoftuan ndarjen.

Dyshja u panë të kapur për dore në një shëtitje për pazar në Londrën.

Në shkurt futbollisti, 21-vjeçar njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram se ishin ndarë pas pesë vitesh së bashku.

“Unë dhe Mooch kemi ndarë rrugët pas pesë vitesh dashuri, ne kemi ende shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojmë të mbajmë një miqësi të fortë dhe do të kemi gjithmonë”, u tha Romeo ndjekësve të tij.

Ndërsa çifti kishte nisur rrugët e tyre të ndara, Mia ende tregoi mbështetjen e saj për nënën e Romeos, Victoria Beckham, gjatë shfaqjes së saj në pistën e Javës së Modës në Paris në fillim të këtij muaji . Modelja dukej shik me një fustan mini gri të shoqëruar me një palë çizme të zeza dhe një pallto të ngjashme./vizionplus.tv

Read Entire Article