Fotot/ Dekorohen parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë

2 months ago 32
Reklamë

Parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë u nderuan dhe dekoruan në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura”.

Shfaqja e një dokumentari të shkurtër të përgatitur nga Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura, tregoi rrugëtimin dhe arritjet e parashutisteve të para shqiptare, që nga trajnimet e para, deri tek operacionet e suksesshme të tyre.

Ky aktivitet u mbajt për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Forcat e Armatosura dhe për të evidentuar rolin e rëndësishëm të grave në historinë tonë ushtarake.

Read Entire Article