Franca nis javën kulturore, trupa e teatrit bashkëkohor të Francës do të performojë në Tiranë

5 months ago 20

Nga Tea Sadiku

Franca është shteti i dytë që i bashkohet vendit tonë në javën kulturore.

Koncerte, ekspozitat, kulinari, lojëra, shfaqje do të mbizotërojnë gjatë gjithë këtyre ditëve. Një ndër aktivitetet më të veçanta konsiderohet shfaqja ujore dhe piroteknike nga trupa e teatrit bashkëkohor në Francë.

“Këtë javë do te kemi evente, kryesisht këtu ne Tirane. Kemi instaluar pajisjet në kopshtin e piramidës në mënyre që të tërheqim dhe me shume te rinj. Te mërkurën dhe te enjten do të ketë performanca nga trupa e teatrit bashkëkohor të Francë, ku 15 artistë do të performojnë në ujin e Liqenin Artificial të Tiranës, duke dhuruar një spektakël të vërtetë”, tha Pierre Raynaud, keshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore.

Një tjetër pikë atraksioni për të interesuarit mbi teknologjinë dhe inovacionin do t’i bashkohet kryeqytetit, e vendosur tek Piramida.

“Vendosem ta krijonim këtu këtë rrjet. Ky është një brand i ri i konceptuar = dhe i prezantuar për te rinjtë shqiptar. Vendosem ta krijonim këtu fillimisht dhe me pas ndoshta do ta avancojmë me tepër në vende të tjera si Paris, Singapor etj. bëhet fjalë për një hapësirë ku përmes teknologjisë më të fundit të futeni në botën e artit dhe kulturës, të përjetoni emocione dhe të njiheni me një tjetër realitet”, u shpreh Pierre Raynaud, keshilltar pwr bashkwpunim dhe veprimtari kulturore.

Aktivitetet e javës kulturore Franceze do të zgjasin deri më 19 maj.

Read Entire Article