Ushtria izraelite ka shkarkuar dy oficerë të lartë pasi shtatë punonjës të ndihmës së Kuzhinës Qendrore Botërore u vranë në një sulm në Gaza të hënën.
“Sulmet ndaj tre automjeteve u kryen në shkelje të rëndë të komandave dhe procedurave standarde të operimit të IDF,” tha ushtria izraelite në një deklaratë lidhur me hetimet mbi sulmet.
Ushtria izraelite e përshkroi sulmin si “një gabim të rëndë që rrjedh nga një dështim serioz për shkak të gabimeve në vendimmarrje”.
Sipas hetimeve rezulton se oficerët ngatërruan punonjësit e Organizatës perëndimorë me ushtarë të Hamasit dhe se çanta e njërit prej punonjësve që ata shënjestruan iu ishte dukur si armë pushkë.
Sulmi i autokolonave të punonjësve të ndihmës ishte një gabim i rëndë, thotë ushtria izraelite
IDF ka lëshuar sot një deklaratë mbi gjetjet nga hetimet. Ushtria izraelite thotë se incidenti “nuk duhet të kishte ndodhur” dhe ishte një “gabim i rëndë që rrjedh nga një dështim serioz për shkak të një identifikimi të gabuar, gabimeve në vendimmarrje dhe një sulmi në kundërshtim me Procedurat Standarde të Operacionit”.
“Gjetjet e hetimit tregojnë se ngjarja nuk duhej të kishte ndodhur”, thuhet në deklaratë.
“Ata që dhanë ok për sulmin ishin të bindur se kishin në shënjestër operativët e armatosur të Hamasit dhe jo punonjësit e WCK”.
Ekipi i dronëve kishte identifikuar gabimisht një nga punonjësit e ndihmës si persona të armatosur dhe pretendoi se i kishte parë ata të hynin në një nga tre makinat e WCK.
Nuk u dha asnjë pamje e këtij momenti, por hetimi ushtarak arriti në përfundimin se ishte një “klasifikimi i gabuar. . . e panë që është pushkë por në fund ishte një çantë”./Vizionplus.tv/