George Russell i rezistoi 7 herë kampionit të botës, Hamilton dhe triumfon në Belgjikë

1 month ago 32
Reklamë

George Russell ia doli të mbajë pas shokun e skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton për fitoren e 3’të në karrierë në “Belgian Grand Prix”. Ai kreu një pilotim të jashtëzakonshëm në strategjinë me një ndërrim gomash duke qëndruar në kryesim dhe menaxhuar atë deri në xhiron e fundit.

Kjo u konfirmua nga rezistenca ndaj 7 herë kampionit të Botës që kishte goma 15 xhiro më të reja por nuk ishte në gjëndje të mposhte stilin impresionues të shokut të skuadrës. Hamilton u afrua në më pak se +0.500s por ashtu si edhe pilotët e tjerë e pati më të vështirë se u mendua për të parakaluar duke mos qënë asnjëherë në kushtet e nevojshme të mjaftueshme.

Ndërkohë që Russell menaxhonte kryesimin, McLaren dhe Oscar Piastri mbyllën distancën ndaj Hamilton por pa mundur të ngjiten në vendin e 2’të. Shtatë sekonda pas tyre erdhi Ferrari i Charles Leclerc që u parakalua nga Piastri në “Les Combes chicane” dhe mbylli xhirot e fundit në duel me Red Bull’in e Max Verstappen dhe McLaren’in e Lando Norris.

Pas Norris u rendit Ferrari i Carlos Sainz që 5 xhiro nga fundi parakaloi Red Bull’in e Sergio Perez duke ngritur akoma më shumë dyshimet për të ardhmen e meksikanit. E cila do të vendoset gjatë pushimeve, por rënia nga vendi i 2’të në fundin e zonës së pikëve, është diçka që nuk e favorizon aspak Perez që në xhiron e fundit vendosi kohën më të shpejtë duke marrë 1 pikë më shumë në klasifikim.

Fernando Alonso mori pikë të vlefshme për Aston Martin në vendin e 9’të ashtu si Alpine dhe Esteban Ocon që plotësuan top-10.

Read Entire Article