Një person është gjetur i pajetë në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.
Mësohet se personi, rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në një kasolle buzë lumit Vjosa ku qëndronte, pasi gjatë ditës peshkonte aty.
Sipas banorëve, 70-vjeçari vuante nga mushkëritë dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkak të këtij problem.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fitote, Novoselë, në një kasolle në afërsi të “Urës së Mifolit”, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. T., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv