Gjykata lë në fuqi masën “arrest në burg” për Xhelal Rrajën

2 months ago 34
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Xhelal Rrajën.

Ky i fundi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Rraja akuzohet për sigurim kushtesh për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.

/a.r

Read Entire Article