Një grabitje ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Pronarja e një biznesi në zonën e ish-Bllokut ka njoftuar policinë ku ka denoncuar grabitjen e pronës së saj.
Sipas zonjës, autori i grabitjes ka marrë një shumë të vogël parash. Ajo ka treguar se autori ishte i i armatosur.
Ndërkohë sipas dëshmisë së viktimës, ende nuk dihet nëse ka patur thikë apo pistoletë autori. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /Vizionplus.tv/