Në muajin korrik të këtij viti u regjistruan 146 aksidente rrugore, nga 125 të ndodhur korrikun e kaluar, duke shënuar rritje me 16.8 %. Ndërkohë numri i të plagosurve ishte 191.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i për periudhën janar-korrik të këtij viti, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9.2 për 100 aksidente, nga 16.8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 91.1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Raporti tregon se numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 23.3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë me 19.2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së enjte, me 8.9 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, konkretisht 19.2 % e numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
/a.r