Greqia hedh poshtë deklaratën e Zelenskyt: Nuk ka marrëveshje me Ukrainën për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse

6 months ago 15
Reklamë

“Nuk ka asnjë marrëveshje me Ukrainën për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse”, kanë thënë sot burime qeveritare në Athinë, duke komentuar postimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Madje të njëjtat burime sqaruan se “marrëveshja për të cilën flet presidenti ukrainas në postimin e tij, është marrëveshja strategjike që të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të ftuara të nënshkruajnë për integrimin e Ukrainës”, e cila, siç theksuan, “nuk është gati”.

Çfarë tha Zelensky

Më herët, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në platformën X, ka deklaruar se ka komunikuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Kam folur me kryeministrin grek për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë, si dhe për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të forcimit të mbrojtjes sonë ajrore”, shkroi Volodymyr Zelensky.

I spoke with Greek Prime Minister @KMitsotakis about the implementation of our agreements reached during his recent visit to Ukraine, as well as our ongoing defense cooperation, particularly in terms of strengthening our air defense.

On March 6th in Odesa, Prime Minister… pic.twitter.com/iWH5JHSmYM

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 21, 2024

Ai shtoi gjithashtu se “më 6 mars në Odessa, kryeministri Mitsotakis ishte në gjendje të shihte nga afër rëndësinë e mbrojtjes së qiejve tanë. Përveç kësaj, e informova për goditjen ruse në Kiev këtë mëngjes. Ne gjithashtu ramë dakord të përshpejtojmë punën për një marrëveshje dypalëshe të sigurisë bazuar në Deklaratën e Vilniusit të G7″.

Kryeministri në një postim për bisedën që ka pasur me Volodymyr Zelensky, ka thënë: Kam folur me Volodymyr Zelensky përpara diskutimeve të sotme të Këshillit Evropian për Ukrainën. Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Vizita ime në Odessa më tregoi më tej nevojën urgjente për të rritur ndihmën tonë. Jam i kënaqur që shoh Ukrainën duke bërë përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në BE./vizionplus.tv

I spoke with @ZelenskyyUa ahead of today’s #EUCO discussions on Ukraine. Greece will continue to support Ukraine. My visit to Odessa impressed upon me even more the urgency of stepping up our assistance. I am glad to see Ukraine making steady progress towards EU membership.

— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) March 21, 2024

Read Entire Article