Greqia pajiset me F-35, ministri i Mbrojtjes Dendias: Po ndërtojmë forcën më të fuqishme ushtarake

1 month ago 24
Reklamë

Pas situatë së luftrave në Ukrainë dhe në Izrael, kërcënimeve në rajon dhe Ballkanin Perëndimor, kanë bërë që Greqia të investojë në sigurinë e vendit duke nënshkruyar marrëveshje me Uashingtonin për blerjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias.

Forcat Ajrore Helenike do të blejnë fillimisht 20 avionë luftarakë F-35 me një kosto totale prej 3.47 miliardë euro. Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2028, me katër avionët e parë të mbetur në SHBA deri në vitin 2030 për qëllime trajnimi.

Dërgesat përfundimtare pritet të përfundojnë në vitin 2033. Gjithashtu Athina ka mundësinë të porosisë edhe 20 F-35 të tjerë, me plane pas vitit 2030.

F-35 janë avionë luftarakë që përfshijnë arritjet më moderne teknologjike, duke kaluar pa u vënë re nga radarët. Dizajni i tyre thekson të qenit sa më të padukshëm duke përdorur një kombinim të materialeve të avancuara dhe teknikave të fshehjes.

Tipari më i rëndësishëm i F-35 nuk është fuqia e tij e zjarrit, por fuqia e tij llogaritëse. Në fakt, ka një ndryshim të madh edhe në dizajnin e brendshëm të kabinës në krahasim me ato të gjeneratës së mëparshme.

“Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë”, – tha Nikos Dendias, Ministri i Mbrojtjes greke.

Marrëveshja përfshin gjithashtu dy motorë rezervë, katër simulatorë, materiale të ndryshme, pajisje dhe shërbime trajnimi. Theksohet se marrëveshja nuk mbulon ndërtimin në krahun luftarak 117 në Andravidë, i cili do të shërbejë si bazë për F-35-të grekë. Përmirësimet në infrastrukturën e bazës do të jenë vetëm përgjegjësi e Greqisë.

Read Entire Article