Greva “paralizon” sërish Gjermaninë, pezullohet transporti me trena

6 months ago 19
Reklamë

Greva e gjashtë radhazi paralizon sot funksionimin e hekurudhave në Gjermani.

Greva 24-orëshe e sindikatës së drejtuesve të trenave GDL pritet të përfundojë në orën 14:00 të së mërkurës. Për shkak të grevës, pritet të qarkullojë vetëm në pesë linjat e distancave të gjata të Deutsche Bahn (DB). Probleme të ngjashme ekzistojnë për linjat tregtare të trenave që në mbrëmjen e së hënës.

Lexo edhe :

Related Posts

Përpjekja e menaxhmentit të hekurudhës së DB për të ndalur dhënien e masave gjyqësore dështoi, gjykata kompetente në Frankfurt e shfajësoi sindikatat GDL nga greva. Ankesa pritet të shqyrtohet pasditen e së martës.

Presidenti i sindikatës GDL Klaus Wezelski tha se gjykata ka konfirmuar edhe një herë se grevat e GDL janë proporcionale, të lejueshme, ligjore dhe për këtë arsye të përshtatshme për ndjekjen e kërkesave legjitime të punonjësve të hekurudhave.

Sindikata po kërkon paga më të larta dhe ulje të orarit të punës në 35 orë në javë pa ulje page, veçanërisht për punëtorët me turne. /vizionplus.tv

Read Entire Article