Grevë mbarëkombëtare pas vrasjes së 6 pengjeve izraelite, aeroporti i Tel Aviv pezullon fluturimet

2 months ago 34

Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit do të ndalojë nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve për dy orë nga ora 8 e mëngjesit, si pjesë e një greve mbarëkombëtare që do të mbahet sot, shkruan CNN.

Një grevë që kërcënon të mbyllë “të gjithë ekonominë izraelite”, është thirrur nga sindikata më e madhe e punës në vend për të shtyrë qeverinë të sigurojë një marrëveshje për lirimin pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe për arritjen e një armëpushimi.

CNN shkruan se kjo është një nga demonstratat e mëdha publike për vrasjen e gjashtë pengjeve në Gaza, trupat e të cilëve u gjetën gjatë fundjavës.

Tre nga viktimat, përfshirë izraelito-amerikanin Hersh Goldberg-Polin, pritej të liroheshin në një armëpushim, thanë zyrtarët izraelitë për CNN.

Read Entire Article