“Gruaja ishte shtatzënë, Xhuljano e dinte!”/ U vra nga burri i ish-të dashurës, flet vëllai i viktimës në Fier: Kemi video ku shihet se si…

2 months ago 24
Reklamë

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuljano Mihos, autor i vrasjes së të riut i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

23 vjeçari Xhimi Baka mbeti i vdekur ditën e premten (5 korrik) në Fier, pasi u qëllua me thikë nga Xhuljano Miho, ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën ky i fundit bashkëjetonte.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Vëllai i viktimës, Maniko Bakaj foli ekskluzivisht për “Shqipëria Live”, duke treguar detaje të reja. Sipas tij Xhuliano e kërcënonte vazhdimisht Xhimin, ndërsa hedh poshtë akuzën e autorit se ishte Xhimi ai që e sulmoi i pari.

Përsa i përket lidhjes së të vëllait me të dashurën e tij, Maniko thotë se ata duheshin shumë dhe se ishin në pritje të një fëmije, për të cilin autori kishte dijeni.

E dinte Xhuljano që ishte shtatzënë ish-gruaja e tij?

Vëllai i Xhimit: Besoj e ka ditur, se i ka parë aty jashtë. Ajo nuk e donte fare

Mund të jetë ky shkaku i sulmit të fundit?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, besoj se po.

Çfarë të thoshte Xhimi kishte frikë?

Vëllai i Xhimit: Ishte shprehur që nuk ishte mirë, që nuk i kishte punët mirë

Autori thotë që e ka sulmuar Xhimi i pari…

Vëllai i Xhimit: Është gënjeshtër, kemi video, kemi qytetarë që kemi pyetur. Ai ka qenë duke bërë dush në shtëpi, i ka thënë e dashura që mos dil jashtë se është ai me thikë. Ai ka dalë jashtë dhe e ka sulmuar me thikën që mbante gjithmonë me vete. I bënte kërcënimet nga më të rënda.

Pse nuk bënte kallëzim në polici?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, me thënë të drejtën, nuk më ka treguar gjë

Po anëtarët e tjerë të familjes e dinin?

Vëllai i Xhimit: Jo tamam, por e dinin si lidhje edhe që ka pasur probleme me Xhuljanon. Kanë qenë një rast që kishin qenë të dy në polici. Nuk e mendonin se ishte kaq e madhe

Kishte frikë nga kërcënimet e Xhuljanos?

Vëllai i Xhimit: E kishte frikë, por mendonte se do ta kalonte, do ta linte rehat se ata e donin shumë njëri tjetrin. Mendonte se do vinte një moment do hiqte dorë, do largohej.

Read Entire Article