Guvernatori Sejko paraqet në Kuvend raportin vjetor: U reduktua deficiti i llogarisë korrente, borxhi i huaj dhe inflacioni

2 months ago 21
Reklamë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke paraqitur raportin vjetor në Kuvend, tha se politika fiskale ruajti një kah konsolidues. Sejko tha se në aspektin makro-ekonomik, rritja ekonomike pasqyroi bilancet e shëndosha financiare të biznesit privat, inflacionin në rënie, tregun e fortë të punës, si dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave nga turizmi.

Duke iu referuar nivelit të inflacionit në 2023, Sejko tha se në fillim të vitit ishte 7.4 %, ndërsa viti u mbyll me 4 %. Në vijim, Guvernatori Sejko u shpreh se aktualisht inflacioni llogaritet mes 2.1-2.3 %.

Rënia e inflacionit, ndihmoi vlerën e ruatjes së të ardhurave, si dhe ndihmoi në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, tha Sejko, duke shtuar se paralelisht në vitin 2023, tha se borxhi i huaj zbriti poshtë nivelit 50 % të PPP.

Sejko gjithashtu evidentoi reduktimin e deficitit të llogarisë korente 0.9 % të PPP, si dhe rritjen e nivelit të rezervave valutore.

Ai tha se eksportet përgjatë vitit 2023 u rritën me 1.7 mld euro.

Read Entire Article