Hezbollahu kërcënoi Qipron, DASH: Çdo përshkallëzim katastrofik për Libanin

3 months ago 18
Reklamë

Departamenti i Shtetit iu përgjigj udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah pas kërcënimeve që ai nisi të mërkurën kundër Republikës së Qipros.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në deklaratat të enjten tha se “ne dhe partnerët tanë jemi të qartë: Hezbollahu dhe aktorët e tjerë nuk duhet të përpiqen të përfitojnë nga konflikti në vazhdim”.

Lexo edhe :

Related Posts

Hassan Nasrallah

Ai shtoi se “ SHBA-të nuk duan ta shohin këtë konflikt të zgjerohet në Liban apo në rajon më gjerë. Çdo përshkallëzim do të ishte katastrofik për Libanin dhe popullin libanez dhe nuk është në interesin e askujt”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, gjatë konferencës së redaktorëve të akredituar tha gjithashtu se “natyrisht këto komente janë jashtëzakonisht kundërproduktive. Hezbollahu duhet të ndalojë së kërcënuari. Ne preferojmë që Hezbollahu të ndjekë një zgjidhje diplomatike”.

Miller iu referua gjithashtu takimit që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken pati me ministrin e Jashtëm qipriot Konstantinos Kobo të hënën.

Ai foli për një “takim tepër produktiv”, duke shtuar se ministri Blinken “falenderoi qeverinë e Qipros për punën që ka bërë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Gazës.”

“Dhe thjesht dua të theksoj përsëri, se Qiproja ka luajtur me të vërtetë një rol kyç si një vend organizues për dërgimin e ndihmave humanitare që arritën në Gaza, që ndihmon palestinezët e pafajshëm, që ofron ushqim për palestinezët e pafajshëm. Pse Hezbollahu do të sulmonte një vend në mes të këtij roli të rëndësishëm humanitar që luan.”/vizionplus.tv

Read Entire Article