Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 8-14 janar

8 months ago 67
Reklamë

Dashi

Dashi i dashur, kjo javë ju gjen në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Do të lini takime të shumta, fati do t’ju ndihmojë edhe në dashuri. Horoskopi për javën nga 8 deri më 14 janar, ju dhuron një fillim të mbarë të vitit, gjë që mund ta shfrytëzoni si në jetën tuaj private edhe në sektorin e punës.

Demi

Të dashur Dema, nuk ju mungojnë forca, vendosmëria dhe fati në këto ditë që ju shohin si protagonistë të mëdhenj. Tani që pushimet mbaruan, mund të ktheheni me forca të përtërira në punë, gati për të shënuar arritje të reja. Ushqyerja e ambicies suaj me ëndrrat e madhështisë, do të shërbejnë si stimul këto ditë në kërkim të kënaqësisë.

Binjakët

Të dashur Binjakë, horoskopi i javës në vijim ju konsideron ndër shenjat më të forta të momentit, por nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë në fushën emocionale dhe familjare, rifillimi i punës, ndonëse disi i ngadaltë, do t’ju ndihmojë që të rimerrni forcat. Kjo është qasja e duhur në këtë moment: mos e ngarkoni veten me shumë detyra, angazhime apo përgjegjësi, bëni atë që është e nevojshme me sa më shumë përkushtim.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, horoskopi i javës në vijim ju gjen të përtërirë nga pushimet e Krishtlindjes dhe gati për të filluar sërish me vendosmëri, duke rifilluar gjithashtu një projekt, nga i cili kishit hequr dorë, për shkak të mungesës së vetëbesimit. Meqenëse në këtë moment, më në fund, ju duket se e keni gjetur sërish besimin te vetja, sigurisht që është koha për të rihapur sirtarin e ëndrrave të braktisura për shkak të frikës së tepërt.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi i datës nga 8 deri më 14 janar 2024 ju dhuron një javë të bukur. Si për sa i përket jetës private, ashtu edhe asaj publike, kjo pjesë e parë e vitit ju gjen në formë të shkëlqyer dhe entuziastë për të filluar siç duhet një cikël të ri angazhimesh, nga të cilat do të merrni shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, ka vendosmëri dhe kushte konkrete në qiellin tuaj të horoskopit për javën në vijim. Dhurata të çmuara, që dukej se i kishit humbur rrugës së fundmi. Si çdo vit, lista juaj e zgjidhjeve të mira është shumë e gjatë, por duhet të mësoni të mos i shpenzoni energjitë tuaja më kot tani që më në fund ndiheni të fortë.

Peshorja

Peshore të dashura, buzëqeshini botës në këtë fillim viti. Ju i adhuroni pushimet, me gjithë ngarkesën që bartin ato. Pas këtyre ditëve, në të cilat keni qenë mjaft të zënë duke festuar, ndiheni plotësisht të freskët dhe gati për të filluar nga e para. Qëndrimi juaj pozitiv do të shpërblehet. Vazhdoni përpara në rrugën tuaj.

Akrepi

Të dashur Akrepa, horoskopi i javës në vijim ju gjen gati për të përjetuar një vit të ri arritjesh. Tashmë po filloni të viheni në lëvizje. Shpirti juaj praktik dhe lëvizjet e kujdesshme financiare do t’ju sigurojnë prosperitet tani dhe në muajt e ardhshëm. Jeni mjaft të zotë për të bërë llogari, por edhe për të kuptuar hapësirat e favorshme.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, horoskopi për javën nga 8 deri më 14 janar për ju është i ngjyrosur me të kuqen e dashurisë dhe pasionit. Një dhuratë që ju bën më të sigurt, ju jep vetëdijen se keni mbështetjen e njerëzve më të afërt dhe për këtë arsye ju jep më shumë besim te vetja dhe aftësitë tuaja. Një situatë kjo mjaft e favorshme për ju për t’u shfrytëzuar.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, ashtu si në javët e fundit të vitit që lamë pas, ju do të jeni protagonistët absolutë të këtij janari 2024 dhe nëse tani gjërat më të mira vijnë nga fusha e punës, në jetën tuaj së shpejti do të ndodhë një ndryshim cilësor edhe për sa i përket marrëdhënieve dhe sferës personale. Thjesht duhet të jeni të vëmendshëm në momentin kur ky ndryshim ndodh, për ta përjetuar dhe shijuar plotësisht.

Ujori

Të dashur Ujorë, horoskopi i javës në vijim ju sheh në ngritje. Rruga në këtë vit të ri nuk do të jetë gjithmonë e qetë, por yjet ju mbështesin, ata duan t’ju japin besimin dhe energjinë që ju nevojitet për të përballuar sfidat tuaja. Kini besim se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe mos humbni kohë dhe energji për gjëra të padobishme.

Peshqit

Të dashur Peshq, horoskopi i kësaj jave për ju ka dy fytyra: atë publike, që ju shpërblen dhe siguron mbështetje në punë dhe angazhimet tuaja shoqërore, dhe atë private, që teston marrëdhëniet tuaja. Si të gjitha provimet, janë teste, përballojini ato me shpirtin e atij që dëshiron të punojë për të forcuar lidhjet dhe mos kini frikë të jepni sqarimet e nevojshme, por përfitoni nga kjo situatë për të përmirësuar marrêdhëniet tuaja./Living/

Read Entire Article