Humbi jetën pas operacionit plastik, zbulohet shkaku i vdekjes së ish-të dashurës së Mario Balotellit!

1 month ago 35
Reklamë

Është zbuluar shkaku i vdekjes së ish-modeles së Playboy, e cila ka qenë në lidhje me futbollistin Mario Balotelli. Raportohet se ajo ka humbur jetën pas komplikimeve për shkak të një operacioni plastik.

38-vjeçarja Tabby Brown vdiq papritur tetorin e kaluar, vetëm disa ditë pasi u kthye nga Republika Domenikane ku kishte shkuar për trajtim liposuction.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ndërroi jetë nga një gjendje e rrallë e quajtur sindroma e embolisë së yndyrës, e cila ishte shkaktuar nga liposuksioni.

Sipas revistave mjekësore, vdekja nga FES pas operacionit plastik është e rrallë, por numri ka qenë në rritje për shkak të rritjes së ndërhyrjeve në liposuksion.

Gjatë një seance gjyqësore u zbulua se Tabby kishte udhëtuar në Amerikën e Jugut dhe Republikën Domenikane dy javë para se të ndërronte jetë, megjithëse nuk dihet se ku e kishte kryer operacionin, dhe vdiq tre ditë pas kthimit.

Liposuksioni është një procedurë kozmetike që përfshin heqjen e yndyrës së padëshiruar të trupit në ije, kofshë dhe bark.

Procedurat private në MB mund të kushtojnë nga 3.000 deri në 8.500 paund në varësi të vendit ku shkon dhe zonave të trupit që trajtohen.

Edhe pse nuk dihet me siguri nëse Tabby e bëri operacionin në Republikën Domenikane, atje ka klinika të shumta dhe shumë konkurrencë midis kirurgëve që çon çmimet në gjysmën e asaj që janë në Britani.

Familja e saj kishte thënë se 38-vjeçarja brenda disa ditësh pas kthimit në shtëpinë e saj në jug të Londrës, u kishte thënë se ndihej e dobët, por kishte refuzuar të shkonte në spital.

Pikërisht pas mesnatës së 13 tetorit, pasi gjendja e saj u përkeqësua, u telefonua ambulanca dhe megjithëse i bënë CPR, nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Në gjykatë u tha se ajo kishte dy shenja shpimi në zonën e legenit, por familja e saj nuk e dinte se nga ishin, megjithëse shtuan se kishte zakon të bënte “operacion plastik”.

Read Entire Article