Sekretari i shtetit Antony Blinken ka bërë deklaratën më të fortë deri tani për situatën në Gaza. Duke folur për mediat amerikane ai fajësoi Izraelin për humbjet në radhet e civilëve
“Një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm , por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit, gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme”, tha Blinken.
Blinken theksoi se forcat izralite duhet të largohen nga Gaza dhe se duhet te ketë një plan nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen pasi të mbarojë lufta.
“Ju duhet të keni një plan të qartë dhe të besueshëm për të mbrojtur civilët, të cilin ne nuk e kemi parë. Së dyti, ne gjithashtu duhet të shohim një plan për atë që do të ndodhë pas përfundimit të këtij konflikti në Gaza, dhe ne ende nuk e kemi parë këtë. SHBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin në Gaza, por ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli”, tha Blinken.
Blinken për herë të pare permendi gjetjet e një raporti të prezantuar javën e kaluar në Kongres sipas te cilit armët që i jane dhene nga SHBA Izraelit mund te jene perdorur ne shkelje te ligjit nderkombetar ne dem te civileve./vizionplus.tv/