I akuzuar për trafik të qenieve njerëzore dhe sulm seksual, arrestohet reperi i njohur

3 days ago 18
Reklamë

Sean “Diddy” Combs është arrestuar pas akuzave për sulm seksual dhe një hetim për trafikim të qenieve njerëzore gjatë vitit të kaluar.

Autoritetet prangosën Diddy të hënën në hotelin Park Hyatt në Manhattan dhe ai u arrestua nga Siguria Kombëtare.

“Ne jemi të zhgënjyer në vendimin për të vazhduar atë që ne besojmë se është një arrestim e gabuar i z. Combs nga Prokuroria e SHBA”, tha avokati i Combs, Mark Anifilo për CNNi.

Avokati i Combs tha se muzikanti po bashkëpunonte me hetimin dhe “u gjet vullnetarisht në Nju Jork javën e kaluar në pritje të këtyre akuzave”.

Ekipi i tij pohon pafajësinë e tij dhe thotë se ai nuk ka “asgjë për të fshehur”. /vizionplus.tv

Read Entire Article