Infeksionet vaginale, gjinekologia: Ja shenjat paralajmëruese që nuk duhen neglizhuar

6 months ago 6
Reklamë

Mjekja gjinekologe, Mimoza Keta, foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pas 5”, lidhur me infeksionet vaginale që po prekin gjithjnë e më shumë gratë dhe vajzat.

Gjinekologia tha se infeksionet vaginale ndahen në dy grupime, infeksionet që shkaktohen nga raportet seksuale dhe infeksionet që shkaktohen nga stresi dhe higjiena e vaginës.

Për rrjedhojë mjekja tha se është e domosdoshme që të ruhet higjiena vaginale, gjithmonë pa prishur balancën e pehazhit të vaginës.

Ndërsa theksoi se përdorimi i prezervativit gjatë marrëdhënies seksuale është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për shtatzënitë e padëshiruara por edhe për mbrojtjen nga infeksionet si për meshkujt, si edhe për femrat.

Mjekja  këshilloi që gratë dhe vajzat të mos neglizhojnë simptomat e para që shohin në vaginën e tyre dhe të drejtohen për konsulte te mjeku.

Gjithashtu ajo tha se në disa raste duhet të marrin mjekim edhe burrat, pasi ka infeksione që mund të transmetohen edhe te ata. Mjekja tha se me kalimin e kohës, çiftet janë emancipuar dhe se shkojnë së bashku te mjeku.

Mimoza Keta: Shkaktaratë e këtyre infekisoneve mund të jenë viruse baktere, koke të rrumbullakt , kërpudha por edhe pararzitë. Kërkohet zakonisht që mjekimi të jepet për të dyja palët. Me kalimin e kohës janë emancipuar shumë çiftet. Vjnë së bashku për të marrë informacionin e nevojshëm dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndyshimet në trup që një grua nuk duhet të neglizhojë, sipas gjinekologes janë:Sekrecionet vaginale, ndryshim në ngjyrë, ndryshim në erë në sasi. Dhimbje gjatë marrdhënies seksuale.”

Mjekja foli edhe për infeksionet e vështira, ato që vijnë nga raportet seksuale dhe që ndikojnë në shëndetin riprodhues. Këto infeksione ndikojnë edhe burrat.

Mimoza Keta: Një nga këto infeksionet është klamidia, bakter që shkakton ndryshime në sekrecion qelb te vazjat, temeperaturë, dhimbje mesi, dhimbje te fundi barkut…te meshkutka fryrje të njerit testikuj dhe rrjedhja te urethra.Ky bakter prish uniformitetin e tubave te femrat. Kjo rrit mundëismë e infertilitetit. Një tjetër infeksion që është përhapur, Human Papiloma virus. Ky futet te njeriu permes raporteve seksuale,vajza, graja fillon të ketë lythe të vogla në buzët e vaginës, rrotull anusit dhe te meshkujt shfaqen këto lythe..e prishin bukurinë e raporteve seksuale. Këmbana e alarmit në këtë rast është kur në një raport seksual që gruaja shikon edhe gjak në sekrecionet e saj./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article