“Integrimi i Ballkanit, prioritet”, Orban: Vendet e rajonit meritojnë më shumë se sa ofron Brukseli

1 month ago 19

“Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian”.

Kështu u shpreh kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban  gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Hristain Mickoski.

Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë shumë më tepër se ajo që ofron BrukselI.

“Ne si kryesues të BE-së vlerësojmë se duhet të vihet në rend të ditës anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE… Dua të them diçka për vitet e kaluara. Vendet e Ballkanit perëndimorë meritojnë më shumë se sa kjo që po marrin nga ajo që  Brukseli ofron”, tha Orban.

Sakaq Orban theksoi se  Shkupi nuk duhet të mbetet pas Tiranës për tu bërë pjesë e unionit.

“Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim që nga viti 2005, filloi bashkë me Kroatët, në vitin 2008 morën mendim pozitiv bashke me Kroacinë. Kroatët janë anëtarë të BE-së,  ndërsa me Maqedoninë e Veriut akoma nuk kanë filluar negociatat. Republika e Maqedonisë do të mbetet edhe pas Shqipërisë, që unë nuk shoh arsye për këtë”, theksoi ai.

Kryeministri i Hungarisë deklaroi se i ka dorëzuar  kryeministrit Hristijan Mickoski një propozim për zgjidhjen e konfliktit mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë, si alternativë për zhbllokimin e rrugës europiane të vendit. Ai u shpreh i gatshëm që të jetë ndërmjetësuesi mes palëve.

Ndërkohë në fjalën e tij Mickoski e vuri theksin te marrëdhenia e mirë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi i tyre.

“Gjithashtu, diskutuam për projekte strategjike si korridori energjetik, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë qe  ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit dhe bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç”, tha Mickoski.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ishte  në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut./vizionplus.tv

Read Entire Article