Ishulli i famshëm italian ndalon hyrjen e turistëve, shkak mungesa e ujit

2 months ago 24
Reklamë

Ishulli italian Kapri, një nga destinacionet më të njohura verore në të gjithë Evropën, ka vendosur të ndalojë turistët për shkak të mungesës së ujit.

Masa vjen për shkak të dëmtimit të ujësjellësit. Kryebashkiaku ndaloi ardhjen e turistëve duke përmendur një situatë shqetësuese shëndetësore.

“Situata shëndetësore dhe higjienike është shqetësuese, ne kemi marrë kundërmasat tona dhe kemi aktivizuar njësinë e reagimit ndaj krizave dhe kemi lëshuar një urdhër kufizues”, thuhet në njoftimin e kryetarit të bashkisë, Paolo Falco.

Kompania kontraktore thotë se projektet e restaurimit të ujësjellësit kanë përfunduar, por disa zona të ishullit ende nuk kanë ujë të pijshëm.

Ndërkohë, në portin e Napolit janë krijuar radhë të mëdha turistësh, pikënisje e shumicës së anijeve drejt Capri, të cilët duan të vizitojnë ishullin e famshëm italian. /vizionplus.tv

Read Entire Article