Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës. Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur në Rafah nga sulmet e fundit ajrore mes tyre edhe dy zyrtare të Hamasit.
Ministrja e shëndetësisë së Gazës ka bërë me dije se pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë.
Për shkak të situatës katastrofike në Lindjen e Mesme sot ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel. Përpara takimit Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka deklaruar se fokusi i diskutimeve do të jetë gjendja në Gaza si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale për ti dhënë fund ofensivës ushtarake të Izraelit .
“Epo, ne nuk kemi fuqi magjike, por e rëndësishme është se cili është qëndrimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës. Të gjithë janë dakord se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme dhe ato duhet të zbatohen. Le të shohim se çfarë mendojmë për këtë dhe si duam të reagojmë ne Shtetet Anëtare”, tha Borrell.
Sipas Borell, etiketimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale si antisemit është i papranueshëm.
“Prokurori dhe Gjykata janë akuzuar për antisemitizëm – si gjithmonë kur dikush, bën diçka që qeveria e Netanyahut nuk i pëlqen. Mendoj se akuzat për antisemitizëm ndaj Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale janë krejtësisht të papranueshme”, u shpreh ai.
Pjesë e diskutimeve pritet te jete edhe njohja e shtetit të Palestinës si dhe kriza humanitare në Gaza. /vizionplus.tv